Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Regjistrohet dëshmia e parë kundër Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. Mësohet se pak dite me pare ka qene vete kreu i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, që ka marrë denoncimin e një biznesmeneje me banim në kryeqytet, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie.
Burimet thonë se ajo ka denoncuar direkt Emiljano Shullazin dhe mikun e tij Gilmando Dani për marrjen e një pronë në afërsi të zonës së Laprakës, që kap një vlerë rreth 1 mln euro. Ajo ka pretenduar se prona, i është marrë nën kërcënim dhe është regjistruar në emër të Gilmando Danit.
Mësohet se deklarimet e saj po verifikohen nga prokuroria. Nga ana tjetër, organi i akuzës është në pritje të përgjigjeve nga Hipotekat dhe bankat për pronat dhe për llogarite bankare në emër të Shullazit dhe të pandehurve të tjerë të arrestuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deshmia-e-paparashikuar-i-nje-gruaje-kunder-shullazit-me-mori-1-mln-euro-pasuri/