#tvora #rtvoranews
Jetonin në Zvicër ku dhe janë nën hetim për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe ?Pastrim parash? ndërsa në Shqipëri kishin ngritur pasuri me vlerë 2.1 milionë euro.
50 vjeçari nga Kosova dhe 47 vjeçari nga Polonia por të dy banues në Olten të Zvicrës rezultojnë pronarë të 3 apartamenteve dhe një njësie tregtare në një nga rrugët kryesore të Tiranës, si dhe 5.500 metra2 tokë në Radhimë të Vlorës e 6 makinave të prodhimeve të fundit.
Jo vetëm kaq ata kishin asete në një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe llogari bankare në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;
Operacioni policor u kodua "Asetet".
Shtetasit nga Zvicra- Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në ngarkim të shtetasve:
-Hasan Lushi, 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër;
-Ryszard Artur Szylak 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër;
Hasan Lushi "është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe ?Pastrim parash?. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale ?Zhvatje me dashje?, ?Sulm?, ?Shtrëngim për dhënie pasurie?,?Shkelje e ligjit për armët?, të ndodhura në kohë të ndryshme."
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/nga-zvicra-vune-21-mln-euro-pasuri-ne-tirane-u-vihet-ne-sekuestro-preventive
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv