INSTAT ka zbardhur strukturat e pagave në Shqipëri për vitin 2015, nga ku rezulton se më të paguarit janë punonjësit e OJF-vë. Më keq të paguarit janë punëtorët e transportit dhe magazinimit, të cilët paguhen mesatarisht 25 mijë lekë në muaj
Punonjësit e organizatave jofitimprurëse rezultojnë profesionistët më të paguar në Shqipëri, të pasuar nga bankierët e agjentët e sigurimeve. Instituti I Sigurimeve ka publikuar treguesit e Tregut të Punës për vitin 2015, nga ku rezulton se paga mesatare e punonjësve të OJF-ve është 128 mijë lekë në muaj. Punonjësit e bankave, institucioneve financiare e të sigurimeve paguhen mesatarisht 95 mijë lekë në muaj.