Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 5 mld lekësh në qarkun e Korçës për të investuar në hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse dhe kulluese që fermerët të vadisin tokat e tyre. Pritshmëria e qeverisë është që në këtë qark brenda viti 2016 të jetë kryer pastrimi në 180 km kanale. Kryeministri Edi Rama ishte fshatin Lumanas ku u garantoi fermerëve se në fund të këtij mandati do të dyfishohen sipërfaqejet e tokës së ujitshme.