PD riorganizohet për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane startuar këtë të enjte fushatën per riorganizimin e partisë per t?u bere gati per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne mbledhjen e kryesisë është vendosur qe ne kuadër te përgatitjes per betejën elektorale te shtohen 14 dege te reja; te bëhen zgjedhje ne disa prej tyre, te shihen problemet e procesit zgjedhor lokal per tu rregulluar si dhe te diskutohet e prezantohet programi i Partisë Demokratike. Kryesia ka miratuar edhe drejtuesit e grupeve qe do te punojnë per riorganizimin e partisë; e nga 12 drejtues qarku 5 kane qene anëtare te kabinetit Berisha. Por Lulzim Basha është kujdesur te veje ne dukje se këto pozicione nuk kane lidhje me perberjen e listave per deputet te Partisë Demokratike.I vetmi kontestim per listën e drejtuesve gjate mbledhjes se kryesisë ka ardhur nga Ervin Salianji, i cili pasi humbi garën ne forumin rinor u be sekretar për aksionin, post i cili sipas statutit kerkon votat e këshillit kombëtar te PD.Salianji i ka cilësuar fytyra te vjetra demokratet qe kryesojnë grupet e kjo ka bere qe ai te marre kritika te ashpra nga pothuaj e gjithe kryesia përfshi edhe kryetarin Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form