Report TV - Thirja për Armatosje, Ndoka: Kundër dënimit të Sali Berishës

Report TV 2016-04-28

Views 0

Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndokaka dekalruar sot në Parlament se është kundër dënimit të Sali Berishës për thirrjen që ai bëri për armatosje dhe se parlamenti është ai që vendos me votë nëse e miraton ose jo një propozim të një deputeti të caktuar.

Ai ka shtuar se, maxhoranca e sotme e ka kthyer parlamentin në një tempull kacafytjesh e jo idesh ndërkohë që është bërë qesharak.

?Parlamenti është kthyer në qesharak, tempull të kacafytjes. Berisha mund të ketë bërë sjellje shumë herë më të rënda se ajo. Nuk është hata e madhe kur një deputet bën një nismë të madhe. Berisha u ndëshkua me pa të drejtë, po dëmtohet parlamentarizmi. Nuk jam pro armatosjes, por pro nismave kushtetuese. Parlamenti diskuton projektligji dhe më pas i voton ose jo. Mazhoranca është e çoroditur, nuk jam pjesë e saj, pasi nuk funksionon? ka thënë Ndoka.

Ai ka shtuar se, është kundër bojkotit të opozitës në parlament, ndërkohë që ka ftuar deputetët e maxhorancës që të mos e shijojnë një moment të tillë.

?Para se të vija këtu, disa deputetë të maxhorancës më thanë se, përse po vij në Kuvend, pasi opozita nuk merr pjesë. Jam kundër bojkotit, debati politik duhet të zhvillohet në parlament' tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form