TIRANE-Po zhvillohet në Komisionin e Sigurisë seanca dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Xhaçka, shefin e shtabit Bardhyl Kollçaku dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Bardhyl Nuredini. Ministrja me dy zyrtarët e lartë janë thirrur për të raportuar mbi procedurën e ndjekur për propozimin e Artur Meçollarit pjesë e grupit negociator me Greqinë për kufirin detar. Berisha e ka akuzuar Meçollarin si spiun. Por ministrja u shpreh se i gjithë sulmi është hakmarrje e Berishës, pasi Meçollari s?pranoi t?ua jepte bazat detare miqve të ish-kryeministrit.