Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka komentuar dekretin e Presidentit Bujar Nishani për faljen e Nazime Vishës. Në emisionin Ditë e Re në Ora News, Naço tha se i ka dërguar presidentit dy kërkësa për Nazime Vishën, por ai sqaroi se nuk mund të amnistohej me atë vepër penale.
Naço: Në rastin e mriatimit të ligjit në Kuvend, unë e kam votuar kundër si deputet sepse shikoja që i kufizoheshin kompetencat presidentit. Nëse i referohemi kodit penal kemi parasysh që çdo gjyqtar për shkak të përcaktimeve të bëra në kod mund të ulë masën e të dënuarit dhe Presidenti i ka pasur duart e lira për shkak të ligjit dhe në rastin në fjalë kam bërë dy kërkesa. Në kërkesën e parë i kam kërkuar Presidentit të aplikojë drejtpërdrejt kushtetutën sepse po të ishte për ligjin nuk duhej të falej.
Presidenti ma ka kthyer kërkesën prapsht dhe herën e dytë kërkesa ka qenë në përputhej me ligjin dhe qëndrimi im ka qenë që e dënuara në fjalë nuk duhej të faleshe për shkak të leximit që i kam bërë unë ligjit për faljen, dikush tjetër e ka lexuar ndryshe. Sepse po të ishte për shkak të ligjit nuk duhej të falej kjo e dënuar sepse ligji e ndalonte. Mos gaboj akuza ndaj saj ka qenë vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje dhe neni 5 apo 6 nuk lejon rastet e faljes në këtë lloj akuze.
Prandaj i jam drejtuar Presidenti qoftë për ta çuar ligjin në gjykatë për intepretim dhe pastaj kam shprehur mendimin time negative që kjo e dënuar mos të falet sepse në të kundërt do të shkelesh ligjin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ish-ministri-naco-nazime-visha-nuk-mund-te-falej-me-ate-veper-penale/