Report TV - Eurosig e Kombëtarja, dy histori suksesi që kërkojnë Evropën

Report TV 2016-04-25

Views 2

Kompania e sigurimeve Eurosig dhe Kombëtarja Shqiptare, dy histori suksesi të destinuara t'i drejtohen Evropës. Kështu i përkufizoi Presidenti i Eurosig Kadri Morina sukseset e arritura nga kompania e sigurimeve dhe përfaqësuesja shqiptare, gjatë eventit ku u promovua trajneri Xhani De Biazi si imazh i fushatës së Eurosig.

Gjatë fjalës së tij, Morina tha, se pikërisht si kombëtarja, me 10 milionë klientë në trevat shqiptare, Eurosig është kthyer në përfaqësuese të shqiptarisë, por me synim zgjerimin drejt Evropës.

"Ashtu si skuadra e suksesit historik që ka djemt e saj nga çdo trevë shqiptarie, edhe ne do kemi kudo që jetojnë shqiptarët, pjesëmarrës të familjes tonë në Prishtinë, Tetovë, Korçë, Shkodër, Gostivar, Suharekë. Sa herë që do të kujtojnë kombëtaren do të nënkuptojnë Eurosigun për arsse se aty është ideatori që çoi kombëtaren në Europë. Ashtu si shumë shpejt De Biasi do ta garantojë që kompania e Eurosig do të jetë në Europë, do sfidojë tregjet dhe do jetë shumë ekspasioniste në tregun europian," tha Morina.

Share This Video


Download

  
Report form