Kreu i Demokratëve Basha menjeherë pas mbledhjes së grupit e cilësoi përjashtimin e Berishës nga Kuvendi si pa baza ligjore dhe pa argument.Ai është fokusuar më tepër tek dosja "Shullazi" duke u shprehur se do të inkurajohet Prokuroria të hetojë të plotë atë dhe të cilësohet kjo si hapi i parë i miratimit të Reformës në Drejtësi.
Banditët tha Basha sot po diktojnë vendimet politike për të grabitur pasuritë e shqiptarëve.
"Nga njëra anë ne do të vazhdojmë të inkurajojmë hetimin e kësaj çështje, prokurorët me integritet të cilët përkundër gjithë shanseve në këto dy vite e gjysëm për një hetim të pavarur të krimit të organizuar me lidhje qeveritare kanë shënuar një pikë kthese me arrestimin e Emiliano Shullazit dhe disa prej anëtarëve të bandës së tij.
Por nga ana tjetër po ndjekim dhe do të ndjekim me vëmendje të madhe bashkë me qytetarët tanë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë çdo hap që qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama personalisht po hedhin për t?i dhënë gajret bandës. Siç është dënimi i Sali Berishës pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë argument, apo qëndrimi i pafalshëm i Edi Ramës të premten ku në një logore të gjatë e të zvarritur, me zë të dridhur u mundua të bëj avokatinë e Emiliano Shullazit dhe bandës së tij.Është pozicionuar qartë kjo qeveri, ka vendosur të jetë deri në fund avokate e Emiliano Shullazit. Frytet e para të kësaj avokatie janë kërcënimi i disa prej dëshmitarëve me shpresën se ata do të tërhiqen nga një proces i cili i përfunduar me sukses do të shohë para drejtësisë jo vetëm Emilianon por edhe emilianot e tjerë në qeveri.-tha Basha
Ai ka paralajmëruar se, ?PD do bëjë gjithçka, në rrugë institucionale, që kjo pikë kthese e shënuar nga prokurorët të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi?.