Report TV - Rama: Bojkoti i PD lidhet me Reformën në Drejtësi

Report TV 2016-04-25

Views 0

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Soicialiste, nga ku ka deklaruar se vendimi i Partisë Demokratike për bojkotin e punimeve të komisioneve parlamentare lidhet me Reformën në Drejtësi.

?Bojkoti i PD solidaritet me thirrjen ?Merrni armët që të mbrohemi nga reforma në Drejtësi? tha Rama.

Ndërkohë, teksa ka folur përpara deputetëve socialistë, Rama ka shtuar se do të nisë një tjetër iniciativë, ajo e ?Dialogut me Shqipërinë? me qëllim që çdo gjë të bashkëbisedohet me qytetarët, por edhe me bazën e partisë Socialiste.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ka rifalenderuar deputetin Namik Dokle për dorëheqjen.

?Asambleja u zgjodh dhe çdo njësi vendore është e përfaqësuar. Asambleja mbështeti listën e kryesisë. Falenderoj Namik Doklen për dorëheqjen. Puna e kryesisë do nisë javën e ardhshme. Reformat e ndërmarra kanë qenë me rëndësi historike. Përgatitjet me dialogun për Shqipërinë do të nisin në çdo rajon të vendit. Dialogu të nisë nga baza e partisë.Kemi hapur kantierin më të madh të reformave. Kemi nisur punë serioze për të bërë shtet. Reformat janë të dhimbshme, por të domosdoshme? ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, reforma e ardhshme dhe që shumë shpejt do të zbatohet është ajo e ujit.

?Reforma e ardhshme është ajo e ujit ? ka thënë ai.

Share This Video


Download

  
Report form