Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
25 vjet pas vendosjes së parlamentarizmit pluralist, politologu Afrim Krasniqi vlerëson se në Shqipëri ka një deformim tërësor të cilësisë dhe konceptit të përfaqësimit politik.
Afrim Krasniqi: ?Sot në kushtet e ndryshimeve të reja kushtetuese dhe pasojat që ne patëm, nuk është më parlamenti që kontrollon , është qeveria që kontrollon parlamentin?.
Nga Studio e lajmeve në Ora News, Politologu tha asnjë krizë në Shqipëri nuk është zgjidhur në Parlament, pasi për shkak të një koncepti parademokratik ne kemi krijuar liderë të fortë dhe institucione të dobëta.
Afrim Krasniqi: ?Kemi krijuar liderë të fortë dhe ditën kur lideri ka një problem shëndetësor apo janë me pushime apo ndërrojnë mendje bie i gjithë shteti. Asnjë krizë politike në Shqipëri nuk është zgjidhur në parlamentin shqiptar. Të gjitha krizat janë zgjidhur në mënyrë jashtë parlamentare nga takimi i lidërve politike në hotelet e Tiranës, me ndërmjetësim ndërkombëtar, marrëveshje të diktuara nga jashtë parlamentit dhe parlamenti thjesht ka ngritur kartonin?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/25-vjet-parlamentizem-pluralist-krasniqi-lidere-te-forte-institucione-te-dobeta/