Ora News - Cungu: I njohim pikat e forta dhe të dobëta të Partizanit, luajmë për fitore

Ora News Lajme 2018-10-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Kukësit, Armando Cungu foli me nota pozitive për ndeshjen që do të zhvillohet ditën e nesërme kundër Partizanit dhe se fitorja e çmimit të Reginaldos tregon dhe cilësitë e sulmuesit, ndër të tjera Cungu u shpreh:

?Mendoj se nuk jemi nën presion. Pikët janë ato që vlerësojnë një ndeshje dhe përtej pikëve do të shikoja problematikën e ndeshjes në Korçë ku nuk na munguan rastet. Ka shumë pak kohë për të përmirësuar gjërat për ndeshjen. Nga analiza që bëmë dje pashë një optimizëm dhe shpresojmë me fitore. Ajo që më kënaq është fitorja pavarësisht kundërshtarëve përballë për të tentuar fitoren, pavarësisht rrjedhës ku duhet të tregojmë qytetari që të pranojmë rezultatin.

"Presioni është evident në çdo fushë por s?do të thotë që ne të kemi vështirësi. Do ketë ndryshime nesër dhe kjo ndodh gjithmonë në të mirë të ekipit. E njohim Partizanin, i njohim pikat e forta dhe të dobëta.

"Fjala druajtje nuk ekziston te ne, pasi kemi luajtur me ekipe shumë prestigjioze europiane dhe s?jemi trembur. Çdo ekip ka momentin e vet të mirë dhe të keq. Gega është miku im, e respektoj si mik dhe si trajner. Jam i mendimit se kontribuon në një nivel të mirë me Partizanin. Problem është orari i ndeshjes pasi nuk kemi shtëpinë tonë, por fatkeqësisht ishte problem në të gjitha stadiumet për shkak te ndeshjeve dhe eventeve dhe s?kishte mundësi të tjera zgjedhjeje për orarin.
Rexhinaldo është njeri dhe mund të ketë momente jo të mira. Nuk ka lojtar që shënon në çdo ndeshje, pasi nuk ndodh në asnjë vend në botë. Në fund, ai mund të shpallet golashënues më i mirë dhe kontributi i tij është maksimal për ne dhe duhet vlerësuar.",-u shpreh Cungu.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/armando-cungu-e-njohim-pikat-e-forta-dhe-te-dobeta-te-partizanit-luajme-vetem-fitore

Share This Video


Download

  
Report form