Pasuritë e Emiljano Shullazit nuk do të jenë vetëm subjekt i hetimit nga prokuroria, por edhe i Drejtorisë së të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Financave, sipas të cilit, kjo strukturë po shkëmben informacione me prokurorinë për këtë qëllim.
Kreu i financave theksoi se askush nuk përjashtohet nga hetimi i pasurisë në rastet kur kur ka indicie për shkelje të ligjit.
?Drejtoria kundër pastrimit të parave që është pjesë e kësaj ministrie merr menjëherë në bazë të ligjit që administron dhe drejton dhe nis veprimet me instrumentet e duhura që e detyron ligji dhe askush nuk bën përjashtim. Çdo dokument i mundshëm i vihet në dispozicion prokurorisë dhe ka një set me komunikim me prokurorinë për të gjitha çështjet që kjo drejtori has në punën e vet të përditshme, me protokoll, me detajim. Ka një shkëmbim informacioni dhe një detajim të punës së një grupi të përbashkët shumë intensive? ka thënë Ahmetaj.