Report TV - Gjin Gjoni me pasuri miliona euro, në “vështirësi ekonomike"

Report TV 2016-04-20

Views 0

Gjyqtari dhe anëtari i cili është përfolur shpesh herë për pasurinë e tij përrallore, sëfundmi duket se ndodhet në vështirësi ekonomike. Në një faksimile të siguruar nga Report Tv Gjin Gjoni i ankohet presidentit të Republikës Bujar Nishani se kur ai dhe anëtarët e KLD-s udhëtojnë jashtë vendit nuk i paguhet ushqimi, fjetja e dietat por vetëm bileta e udhëtimit.

Gjin Gjoni gjyqtari i hetuar për fshehje pasurie në afro dy million euro, për të cilin gjykata vendosi pushim çështje rezulton se është në gjendje të vështirë ekonomike.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 11 Prill 2016, Gjoni i ankohet Presidentit se administrata e KLD-së nuk i paguan atij dhe anëtarëve të KLD-së dietat për shërbime.

Sipas Gjinit, anëtarëve të KLD-së nuk i njihet e drejta të përfitojnë dieta dhe kjo sipas tij bënë që gjyqtarët të kenë vështirësi ekonomike pasi ata s'kanë mundësi të paguajnë nga xhepi.

Në faksimilen e siguruar nga Report Tv të mbledhjes së 11 Prillit, Gjin Gjoni shprehet ?zoti President, kam një shqetësim që jo vetëm është shqetësim i imi por ndoshta duhet diskutuar shqetësimi i të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me trajnimet ose me vizitat jashtë shtetit në kuadër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form