Report TV - Godasin gjyqtarët,në konferencë me aksesor luksi,Gjin Gjoni me orë të lirë

Report TV 2016-03-21

Views 5

Imazhet që kanë shoqëruar sot Konferencën Kombëtare Gjyqësore nuk i përkasin një pasarele mode, por konferencës gjyqësore të mbajtur këtë të hënë ku gjykatës nga i gjithë vendi u mblodhën për të zgjedhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dy anëtarët e rinj.

Michael Korse, Prada e Burberry janë çantat e përzgjedhura nga gjyqtaret për konferencën e sotme dhe këto çanta të paktën referuar çmimeve të tregut online variojnë nga 150 deri në 350 euro.

Këto nuk janë aksesorët e vetëm pasi nuk mungojnë orët aq të përfolura dhe nga ambasadori amerikan Lu, ku sipas tij orët e gjyqtarëve janë një tregues për nivelin e korrupsionit.

Pamjet flasin vetë ku dizenjot e tyre janë të ndryshme, por të lara dhe në flori. Veç orëve në listën e aksesorëve janë unazat, byzylyqet prej floriri, varëset me gurë të çmuar për të mos lënë pas dhe teknologjinë në komunikim me Iphon 6S.
Listës së aksesorëve të luksit nuk mund ti mungonte gjyqtari Gjin Gjoni i cili këtë herë u paraqit me veshjen e tij elegante me kopsat e personalizuara të xhaketës por pa orën e tij Chartier. Jashtë kamerave Gjoni u shpreh se sot kishte zgjedhur një orë modeste me vlerë prej 2000 euro.

Kjo nuk është hera e parë që ReportTv sjell në vëmendje luksin në aksesorët e gjyqtarëve ku për herë të fundit kjo kronikë është bërë po në konferencën gjyqësore të togave të zeza por mbajtur më 14 dhjetor 2015, pra 4 muaj më parë.

Share This Video


Download

  
Report form