Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërinsitucional për mbrotjen dhe zhvillimit të pyejeve gjatë muajit prill është krijuar task forca ?Roja e Gjelbër?.
Krijimi i task forcës vjen si bashkëpunim i ministrisë së Mjedisit me policinë e shtetit për garantimin e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve mbështetje për të cilën ka dhënë edhe qeveria shqiptare.
Kldedi Xhaxhiu, zv/ministër i Mjedisit: Kjo strukturë është ngritur në bazë të urdhërit të 4 ministrave përkrahur fuqimisht nga qeveria dhe ka për detyrë që të marrë masa emergjente për parandalimin e çdo dëmtimi në pyjet publik apo privat. Roja e Gjelbër ka për detyrë që në rast se konstatohet një shkelje ligjore, në rast se nuk përbën kjo një shkelje penale atëhere shkon në shkleje administrative dhe dënohet me 5 mln lekë të rinj.
Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, pranë Policisë së Shtetit Altin Qato theksoi se janë 25 pika kontrolli të palëvizshme e alternuar me kontroll territori në pikat me të nxehta. Dhe se deri tani ka pasur një funksionim normal, ku janë konstatuar 9 raste shkeljeje nga të cilat 6 janë dërguar për procedime penale.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/task-force-per-monitorimin-e-moratoriumit-te-pyjeve/