Kryetari i Bashkisë së Tiranës, " />
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, "/>

Veliaj dëgjesë për sheshin "Skënderbej", asgjë s'na ndal në projektet tona

Ora News Lajme 2016-04-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese publike me banorë të njësisë nr. 9 për projektin e sheshit ?Skendërbej? tha se nismat e bashkisë është bërë e udhës të kundërshtohen nga njerëzit që i cilësoi ?dashakeqë?.
Për këtë arsye tha ai, edhe një projekt i këtyre përmasave, do të hasë në kundërshti, të cilave bashkia është e vendosur t?ju përgjigjet me punë.
Veliaj nënvizoi jo vetëm përfitimet e banorëve të njësisë nr. 9, të cilëve iu rritet vlera e pronës, por edhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës. Qëllimi i këtij projekti, tha kryebashkiaku, është që qytetarët të përdorin transporti publik, në mënyrë që të reduktohet dhe ndotja e ajrit.
Javën e ardhshme, kryebashkiaku, njoftoi se do të hapet një pjesë e Unazës së Vogël, në mënyrë që të shmanget lëvizja në sheshin qendror për të vijuar me punimet. Ndërkohë njëkohësisht me këtë projekt, sipas Veliajt, po punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë qytetin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-degjese-per-sheshin-skenderbej-asgje-sna-ndal-ne-projektet-tona/

Share This Video


Download

  
Report form