Report TV - Avokati i Shullazit: Po pengohem të takoj klientët, s'jam në dijeni të akuzave

Report TV 2016-04-17

Views 1

Avokati i dy të arrestuarve Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani ka denoncuar para mediave padrejtësinë që sipas tij po i bëhet duke mos e lejuar të takojë klientët e tij.

Altin Qafa tha mesditën e kësaj të diele se nuk po lejohet të kryejë detyrën e tij pasi nuk po lejohet të futet në ambientet e Prokurorisë ku ndodhen dy të ndaluarit, pa një leje nga Prokuorii i Krimeve të Rënda.

"Po na pengohet e drejta e ushtrimit të detyrë. Është krjiuar artificë për të mos takuar, Shullazin e Danin pasi duhet leje nga avokati, kjo nuk është normale"-tha avokati

Në dijeninë e avokatit të Emiljano dhe grupi i tij nuik i pranojnë akuzat e ngritura nga Prokuroria të cilat tha ai nuk i janë vënë në dispozicion për të trajtuar çështjen

"Janë të ndaluar me urdhër ndalimi nga Prok, nuk na ëshstë vënë në dispozicion asnjë urdhër asnjë dekument nga prokuroria. Në dijeninë time ata nuk i pranojnë akuzat e ngritura"-tha Qafa

Share This Video


Download

  
Report form