Partia Demokratike ka akuzuar sot drejtuesit e spitalit rajonal të Vlorës se e kanë përfshirë institucionin në një skandal dhe aferë korruptive duke realizuar tendera korruptivë.
Në një dalje të posaçme për mediat, deputetja Arbjola Halimi ka thënë se, ky shembull është ndjekur nga ana e drejtuesve të këtij spitali nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Halimi ka shtuar se, ky spital ka dhjetra procedura me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë dhe me fitues të paracaktuar nga drejtoresha, pas së cilës ajo ka thënë se qëndron deputeti Koço Kokëdhima.
Sipas Halimit, drejtoresha i ka dhënë në një rast 226 milionë lekë firmës kliente të saj, me prokurim të drejtpërdrjetë për blerje ilaçesh, në kushtet kur nuk kishte asnjë lloj emergjence pasi në magazinë gjendeshin medikamente të majftueshme.