Ekspertët gjermanë: Shqipëria me nivel kritik të borxhit, pengon zhvillimin

Ora News Lajme 2016-04-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët gjermanë kanë ngritur si shqetësim krizën e borxheve që ka prekur një sërë vendesh në botë. Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen me borxhe kritike dhe Shqipëria renditet një prej tyre. Sipas nje raporti të publikuar në DË, aktualisht Shqipëria e ka nivelin e borxhit mbi 72%, i cili vlerësohet mjaft i rrezikshëm për ecurinë ekonomike të vendit.
Shqipëria është një vend me borxh në nivel kritik.Ky është vlerësimi i ekspertëve gjermanë për rrezikun që i kanoset një sërë vendeve nga kriza e borxheve.
Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen ?me borxhe kritike?.
Raste dramatike paraqiten në periferinë europiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri.
Eksperët ngrenë si shqetësim faktin se mund të kemi një përkeqësim të gjendjes së borxheve e ndikuar kjo nga rënia e ndjeshme e çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe një rritje e dobët ekonomike globale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ekspertet-gjermane-shqiperia-me-nivel-kritik-te-borxhit-pengon-zhvillimin/

Share This Video


Download

  
Report form