Në garën për Rektorë të Universitetit të Tiranës po shënohen edhe incidente. Ndërkohë që kandidatja Klodeta Dibra kishte një takim me studentët dhe stafin pedagogjik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, çuditërisht ambientet e këtij fakultetit ishin boshatisur.
Kishte shumë pak studentë dhe pedagogë, ndërkohë që sot është një ditë mësimi.
Por sipas Klodeta Dibrës ky veprim është bërë për të penguar fushatën e saj për Rektore të Universitetit të Tiranës.
Klodeta Dibra thotë se nuk do të tërhiqet nga kjo garë.
Pavarisht se ishte mesditë edhe roja i fakultetit kërkon të mbyllë me zinxhirë portën kryesore, ndërkohë që mësimi tek Shkencat e Natyrës, ditën e premte përfundon në orën 18:00.