Report TV - U kap me 10 kg kanabis, gjykata lë në burg ish-oficerin Zef Mirashi

Report TV 2016-04-15

Views 0

Është kjo foto e Zef Mirashit siguruar nga ReportTv, ish shefi i postës kufitare në Theth i arrestuar dy netë më parë me akuzën e trafikimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Mirashi u prangos nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në policinë e shtetit, ndërsa prej më shumë se 6 muaj ai ishte në vëzhgim pasi blutë kishin siguruar informacione për përfshirjen e tij në trafikun e narkotikëve.

Këtë të Premte gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Mirashit, ndërsa në kërkim rezultojnë dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorët e ish shefit të policisë në Theth.

Ndërkohë burime për ReportTv nga zyra e burimeve njerëzore në policinë e shtetit konfirmuan lirimin e menjëhershëm nga detyra e 49-vjecarit Zef Mirashi i cili në polici shërbente prej 15 vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form