Policia e Beratit ka sekuestruar një sasi prej rreth 450 kilogramësh drogë të llojeve të ndryshme si dhe 75 granata ofensive e defensive.
Në kuadër të operacionit ?Kalaja?, policia gjeti në banesën e 47-vjeçarit L.B. ?441 kg lëndë narkotike cannabis sattiva e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.?
Në të njëjtën shtëpi, në lagjen ?13 Shtatori?, policia gjeti edhe një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive.
Policia po punon për kapjen e 47-vjeçarit, i cili akuzohet për ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike? dhe ?Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake?. /tvklan.al