Report TV - De Biasi tek Italia? Ironia e Dukës: Europiani i erdhi 60-vjeç

Report TV 2016-04-13

Views 0

Presidenti i FSHF-së kërkon përqëndrim maksimal nga trajneri Gianni De Biasi në prag të Europianit, pas zërave në mediat italiane për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë. Në një intervistë për Report TV Armand Duka ai shpjegon kontratën e tij por ndërkohë ka edhe një apel për të:

"Ka një kontratë e cila ka një klauzolë që me pagesë mund të prishet në mënyrë të njëanshme. Nuk mendoj se është duke menduar edhe ai për këtë punë. Jeta është një dhe atij europiani i ka ardhur 60 vjeç. Nuk besoj se do t'i vijë shanci për ta pasur edhe herë të tjera dhe për ta shpërdoruar këtë që ka," tha Duka.

Share This Video


Download

  
Report form