Report TV - Akuzat për Gërdecin, Mediu-Tahirit: Ministër i marrë, s'vlen ta komentoj

Report TV 2016-04-12

Views 2

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e cilësoi të marrë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj tij si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.

Në 8 vjetorin e kësaj ngjarje Tahiri pati deklaruar se një nga autorët e tragjedisë, sot na flet për reformën në drejtësi. Deklarata e kreut të PR-së u bë në emisionin 45 minuta në Report TV.

"Fakti i keq i këtij vendi është që ka një të marrë ministër të Brendshëm. Tahiri nuk vlen ta komentoj. Është ai që është. Ai se ka problem të shkel ligjin. Ai meriton që t'i kthehem ndryshe, por unë kam respekt për qytetarët. Kanë gjithë shoqëria shqiptare fakte për Saimir Tahirin. Ai kujton se është dhe prokuror dhe gjyqtar. Saimir Tahiri duhet të bëjë rolin e ministrit dhe të mos bëj rolin e gjyqtarit," tha Mediu.

Gjithashtu Mediu foli dhe për kushtet e opozitës për të pasur marrëdhënie normale me Parlamentin. Ai deklaroi se nëse mandatet e tre deputetëve shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, opozita do të rikthehet në Parlament.

Përsa i përket Reformës Zgjedhore Mediu përsëriti qendrimin e tij për lista të hapura si dhe votim e numërim elektronik. Po ashtu ai kërkoi që të sanksionohet me ligj, ndalimi i kalimit të deputetëve nga një forcë politike tek tjetra.

Share This Video


Download

  
Report form