Report TV - Kamera e helikopterit, kërkohet ndihma e ekspertëve të huaj

Report TV 2016-04-11

Views 4

Ekspertët shqiptar nuk kanë mundur të rikuperojnë pamjet filmike të kamerës së bordit nga helikopteri AirBus EC-145 rrëzuar më 6 prill në Liqenin e Shkodrës.

Për të rikuperuar filmimet e xhiruara nga memoria që shihni në këtë foto grupi hetimor ka vendosur t?i drejtohet për ndihmë me anë të kompanisë Eurocopter autoriteteve gjermane.

Pjesa e kutisë së memories së kamerës së bordit të helikopterit u gjet nga zhytësit e Reneas 2 ditë më parë dhe i është dorëzuar grupit hetimor ku bëjnë pjesë Prokuroria, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia.

Ndërkohë Report Tv sjell 3 foto të shkrepura pak minuta para rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form