http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 40 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës duke u gdhirë e hëna, në periferi të qytetit të Elbasanit, përgjatë aksit Elbasan - Metalurgji. Viktima, trupi i të cilit u gjet i pajetë në oborrin e një lokali në fshatin katundi i ri, është Saimir Beqiri 40-vjeç, baba i tre fëmijëve. Ai ishte pronar i një pike karburanti dhe merrej edhe me tregti ushqimore. Burime pranë policisë thonë se viktima po udhëtonte me makine kur është ndjekur nga autori qe gjithashtu ndodhej ne një automjet. Për t?i shpëtuar, Saimir Beqiri ka ndaluar dhe ka hyre ne ambientet private të lokalit, por nuk ka mundur t?i shpëtojë agresorit, qe e ka qëlluar disa herë dhe është larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet në disa pista, pasi Saimir Beqiri njihej në zonë si i përfshirë në trafiqe të qenieve njerëzore dhe të drogës drejt Italisë. Por hetuesit besojnë se krimi ka lidhje me hakmarrjen. Saimir Beqiri është vëllai i Gentian Beqirit, personi që u ekzekutua me pistoletë me silenciator në banesën e tij në vitin 2012. Ai u qëllua nga dy persona teksa ishte në arrest shtëpie, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja në vitin 2005. Ky ekzekutim mafioz ishte fatal për babain e Gentianit, Nezir Beqiri, i cili nga tronditja e madhe pësoi infarkt dhe ndërroi jetë.