Report TV - Dëmtimi i qytetit antik të Bylisit, banorët marrin gurë nga parku

Report TV 2016-04-11

Views 2

Pas shqetësimit të ngritur për dëmtimin e parkut Arkeologjik të Bylisit, Report TV ka udhëtuar në qytetin më të rëndësishëm të Ilirisë së Jugut.

I ndërtuar ndërtuar në mesin e shekullit të katërt para krishtit, ky qytet antik sot pret me mijra vizitorë në vit, kryesisht të huaj. Edhe pse me një rëndësi të veçantë për historinë shqiptare, kjo pasuri kombëtare është e ekspozuar ndaj dëmtimeve kryesisht natyrore, por edhe nga dora e njeriut.

Shqetësimi më i madh i ngritur për dëmtimin e këtij qyteti ka qenë në Bazilikën C, ku kishin rënë disa gurë, të cilët nga ana e drejtorisë së këtij parkut janë vendosur sërish në vendin e vet.

Një nga pjesët më të rëndësishme të këtij qyteti, i cili ka edhe nevoj për restaurim është muri i Viktorinit. Nga ky mur kanë rënë disa gurë.

Fenomen shqetësues për parkun në vitet e shkuara, ka qenë dëmtimi që i bënin banorët e zonës. Nexhmi Sulaj, drejtor i Parkut Arkeologjik shprehet për Report TV se ka pasur raste kur ai ka gjetur gurë me vlerë në banesat e zonës.

Vizitueshmëria në këtë park ka qenë e lart në vitet e fundit. Kryesisht janë turistët e huaj ata që kanë kureshtjen më të madhe për të vizituar një nga qytetet më të rëndësishëm të Ilirisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS