Protesta tek Bregu i Lumit/ Banorët përplasje me policinë, hedhin gurë nga çatitë

Report TV 2019-05-24

Views 0

Forca të shumta policie këtë mëngjes janë gjendur në zonën e bregut të Lumit, në mbështetje të inspektorëve për shembjen e banesave në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Prej ditës së djeshme, kur banorët kundërshtuan shembjen e shtëpive, pranë tyre kanë shkuar edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike. Sot që herët në mëngjes pranë banorëve kanë shkuar Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi. Sipas Partisë Demokratike. forcat e policisë kanë arrestuar banorët që në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në një video të shpërndarë nga PD, ka përplasje, duken të rinj që nga catitë e shtëpive godasin policinë me gurë dhe sende të forta, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Një i moshuar ndër banorët shihet i gjakosur në video.

Policia nuk ka lejuar ish-deputetët Bumçi dhe Balliu të afrohen tek zona ku po prishen banesat.

Ditën e djeshme me gurë dhe shkopinj në duar, qytetarët nuk lejuan fadromat që të nisin punën, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ende kompensimin. Në mbrëmje, dy vëllezër, Bujar dhe Idajet Durullari, u shoqëruan nga policia për shkak të rezistencës dhe akteve që bënë tëk Bregu i Lumit.

Share This Video


Download

  
Report form