http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër krimit dhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme, janë prioritet per opozitën, pasi ne këndvështrimin e Lulzim Bashes, këtu fillon rimëkëmbja e vendit. Gjate nje takimi me banoret e fshatrave pranë Tiranës, Vaqarr e Farke; Basha ka shpjeguar programin qeverisës te PD, duke akuzuar mazhorancen se duke shkelur premtimet, po qeveris me Shullazet.?Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet. Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë?.Ne lidhje me punësimin, Basha ka premtuar ulje te taksave e lehtësi per biznesin, për te hapur vende te reja pune.?Vetëm përmes investimeve mund të krijohen vende të reja pune. Nuk krijohen vende pune vetëm duke u lutur, as duke bërë propagandë, e as duke ndenjur në televizor. Por që t?i krijojmë këto duhet që paratë nga oligarkia të vijnë tek populli.?Kryetari i PD ka akuzuar serish qeverinë per lidhje me ?parajsat fiskale?.Qytetaret: ta shohësh rrugën e Prush-Gropës, skandal, e kanë ngushtu. Kanë bërë vjedhje kolosale këtu ke fusha.Basha: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri!Gjate takimit me banoret e këtyre zonave, Basha ka përsëritur edhe kritikat e PD ne lidhje me ndarjen territoriale duke theksuar se me ardhjen në pushtet te se djathtës, ndarja territoriale do t?i nënshtrohet për diskutim dhe vendimmarrje qytetarëve.