Report TV - Veliaj: Fajon, modeli sesi politika mund t’i shërbejë shoqërisë

Report TV 2016-04-09

Views 2

Europarlamentarja Tanja Fajon e mbylli vizitën e saj në Shqipëri me një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Këshillit Rinor të Tiranës. Fillimisht, ajo u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku Veliaj, me të cilin bisedoi rreth procesit të integrimit dhe projekteve për zhvillimin e kryeqytetit, e më pas, së bashku, zhvilluan një takim me anëtarë të Këshillit Rinor në Bashkinë e Tiranës.Tema e bisedëssë hapur me të rinjtë ishte rruga integruese e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësitë që ka sot rinia shqiptare për të ndikuar vendimmarrjen e politikës në favor të interesave të vendit.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,tha se Tanja Fajon është modeli që vërteton më së miri sesi një njeri mund ta përdorë politikën për të mirën e qytetarëve të tij dhe vendeve të tjera. ?Ka shumë njerëz sot që thonë: A ka realisht gjë në dorë politika, apo është vetëm një sallë e madhe debati gladiatorësh që nuk prodhon asgjë?Unë besoj se, rasti i Tanjas dhe rasti i Shqipërisë tregon se si kur një politikë bëhet mirë, sigurisht që ka gjëra në dorë për të ndryshuar jetët e njerëzve?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS