Report TV - Rama: Shkollat publike, jo veç njohës të shkencave por dhe feve

Report TV 2016-04-09

Views 0

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, në të 11-tin vit radhazi, në Tiranë Komuniteti Mysliman Shqiptar festoi në një aktivitet të posaçëm ditëlindjen e profetit Muhamed.
Në këtë ceremoni ishte i ftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili teksa e cilësoi profetin Muhamed si krenarinë e njerëzimit u shpreh se atij i takon nderimi dhe vlerësimi i të gjithë njerëzve vulllnetmirë, pa dallim bindjesh fetare.

Në fjalën e tij, Rama ndër të tjera vuri theksin tek shkollat, të cilat duhet të jenë skena kryesore e luftës për dritë, e betejës për qytetërim dhe e kultivimit të vëllazërisë.

?Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t?i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. Ti çelë dyert e shkollave për t?i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentat e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s?kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë të destinuara të ndëshkohen,? deklaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, vetëm ushqyerja e fëmijëve me kulturën e feve, mund t?i mësojë ata të përballen me demagogët që përgjakin njerëzimin.

?Besoj se sot të gjithë duhet të ndjejmë përgjegjësinë e madhe se të rinjtë, adoleshentët në Tiranë apo Paris, Prishtinë apo Londër, në Europë apo ShBA, janë të paarmatosur me instrumentat e dijes për t?u përballur me demagogët, me sharlatanët që kërkojnë të nxjerrin përfitime duke e përgjakur njerëzimin apo duke e tërhequr për hunde. Unë besoj se mbi këtë terren injorance, ku përfitojnë ekstremistët e dhunshëm apo ato të veshur me kostum dhe kravatë që i flasin Evropës dhe Amerikës për rrezikun e myslimanëve, i takon çdo shteti që t?i hapë rrugë që çdo fëmijë të ushqehet me kulturën e feve. Sepse aty qëndron një forcë e madhe jo vetëm për besimtarët, por edhe jo besimtarët,? u shpreh kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form