Në 2020 nga çadrat në shtëpi të reja/ Rama: Të parët rindërtohen shkollat dhe spitalet

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 0

Kryeministri Edi Rama nga e treta mbledhje e komitetit të rindërtimit, shpalosi objektivat dhe sfidat për vitin 2020.


?Objektivi është që brenda 2020 të gjithë ata që sot jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane dhe thjeshtë kanë kërkuar një çadër, duhet të futen në shtëpitë e reja. Asnjë nuk mundet dot ta lëmë që të kalojë vitin e ri 2021 në çadër. Ky është objektivi i parë dhe besoj që do të jemi gati që me pranverën dhe maksimalisht marsi të fillojë spostimi i familjeve që jetojnë në fshat, në shtëpitë e reja?, tha Rama.

Brenda 9 mujorit të parë të 2020 tha kryeministri, duhet të rindërtohen shkollat dhe spitalet ndërsa deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Ministri Bledi Çuçi i bëri një bilanc dëmeve të evidentuara deri më tani nga tërmeti duke theksuar se rreth 6.000 qytetarë kanë përfituar bonusin e qirasë. `

?3613 persona janë në hotele, 10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,39310 objekte janë verifikuar, 3580 të pabanueshme në Durrës, 72 objekte janë shembur 10 në Tiranë, 7 në Lezhë?, tha Çuçi.

Gazetari Marim Mema bashkë me organizatën rrënjë shqiptare 1.6 milion dollarë të mbledhura kanë nisur t?i investojnë në ndërtimin e shtëpive.

Në tryezën e komitetit të rindërtimit Marin Mema ngriti shqetësimin e akomodimit të studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës shqetësim të cilit iu përgjigj kryebashkiaku Erion Veliaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ediramaal#EarthquakeAlbania#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form