Pas ngjarjes tragjike të mëngjesit të së mërkurës kur një gardist vrau bashkëshorten vetëm 28 vjeçe, fshihet një histori e trishtë dhe e gjatë dhune. Ilda Dervishi ishte prej kohësh nën presionin e Admir Dervishit dhe nën dhunën fizike të tij. Një vendim gjykate tregon shkakun e vërtetë të krimit monstruoz që la jetim dy fëmijë te mitur.
Edhe pse u raportua se xhelozia ishte shkaku që Admiri arriti të godiste për vdekje me 5 plumba Ildën, kjo nuk rezulton të jetë e vërtete pasi nëna e re ka pasur dy urdhra mbrojtjeje për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj në vitin 2013, pasi u vërtetua me ekspertizë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhuna e ushtruar prej tij.
Sipas urdherit te Gjykates së Tiranes te 2013, gardisti Admir Dervishi, konsiderohej i rrezikshem ndaj bashkeshortes se tij deri ne ate pike sa i ishte detyruar nga gjykata t'i rrinte larg 500 metra distance nga Ida Dervishi. Por çuditerisht gjykata nuk e ka ndaluar gardistin te levize me pistoleten e sherbimit, me te cilen vrau bashkeshorten. Po eproret e gardistit a ishin te informuar per vendimin e gjykates ndaj gardistit?
Jeta per Ida Dervishin duket te kete qene nje ferr i vertet. Ajo ka rrëfyer në polici se nëna e saj e paralizuar ka qënë shkaku pasi Admiri nuk e lejonte 28 vjeçaren të shkonte të takonte dhe të ndihmonte nënën me argumentin se ajo kërkon ta ndajë prej tij.
?Ka filluar t?i fusë stres djalit, nuk më lë të shkoj as te nëna e paralizuar. Më ka kërcënuar dhe me pistoletë se do të më vrasë?, ka thënë para gjykatës 28-vjeçarja.
?I thotë djalit të vogël gjëra të këqija për mua dhe ai më merr inat dhe më gjuan?, ka thënë Ida, e cila ka tërhequr disa muaj më pas urdhrin e mbrojtjes për hir të djalit.
Ndërkohë sipas gardistit, problem i vetëm është nëna e bashkëshortes pasi ajo kërkon ta marrë në shtëpi. Sipas tij, ajo ia ka thënë shprehimisht se për të pasur nënën e saj afër pranon edhe të divorcohet.
Ndërsa për dhunën e ushtruar ia ka deklaruar: ?Nuk e kam dhunuar, jam mbrojtur nga paditësja se më kishte zënë derën me thikë dhe i futa vetëm një pëllëmbë?.
Më poshtë është vendimi i plotë i Gjykatës i vitit 2013 në të cilin del qartë në pah se 28 vjeçarja e dinte në njëfarë mënyre dhe ishte e paralajmëruar se do të vritej prej tij e pikërisht me amrën e shërbimit.