Report TV - Parajsat fiskale, Sejko: S’kemi informacion për transferta të dyshimta

Report TV 2016-04-06

Views 0

Pas shpërthimit të skandalit të parajsve fiskale, i pagëzuar si ?Panama Papers?, Guvenatori Gent Sejko tha sot se Banka e Shqipërisë nuk ka informacion për transferta të dyshimta në drejtim të vendeve ?offshore?.

I pyetur nga Raport TV mbi kompanitë koncesionare shqiptare me lidhje në parajsat fiskale, Sejko tha se bankat shqiptare nuk janë të përfshira në dërgesa të paligjshme jashtë vendit.

Deklarata e Sejkos u bë gjatë konferencës për shtyp, ku bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit në nivelin më të ulët historik prej 1.5%. Ai argumentoi se ky vendim erdhi për shkak të rënies së projeksioneve për inflacionin, që në fund të këtij viti pritet të jetë 1.9%, nga 2.3% që ishte parashikimi I mëparshëm.

Share This Video


Download

  
Report form