Në fjalën e tij në prezantimin e projektit për "Sheshin Skëndërbej" në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Rama tha se kryeqyteti nuk ka një shesh kryesor, por një zgjidhje shkel e shko për të siguruar kalimin e makinave dhe këmbësorëve.
?Sheshi është vendi që e bën një bashkësi individësh një komunitet. Sheshi është vendi që i bën fëmijët e një vendbanimi ta perceptojnë njëri-tjetrin si pjesë e jetës së tyre. Një qytet pa shesh si Tirana është në fakt një qytet pa komunitet. Në vend të një sheshi ne kemi një zgjidhje shkel e shko për të siguruar kalimin e makinave dhe një udhëkryq ku njerëzit nuk kanë asnjë sekondë për të qëndruar, por duhet të vrapojnë për të kaluar, ndërsa makinat presin të vazhdojnë rrugën?, tha Rama.
Rama tha se pavarësisht kritikave për prjektet e rilindjes kombëtare qeveria ka një zgjidhje për atë që quhet zemra e kryeqytetit.
"I pari aktivitet që unë jam i pranishëm nga Bashkia sepse është një projekt me rëndësi në zemër të Shqipërisë Tiranës dhe zemra e shqiptarëve. Bëhet fjalë për vazhdimin jo pasiv por krijues të një projekti qtë nisur vite më parë që Tirana të ketë një shesh i cili në hapësirën e tij tu ofrojë banorëve një pikë referimi të palëvizshme. Ka ndodhur që projekti ynë të kritikohet pse ne po transformojmë sheshet e qyteteve, në dritshkurtësinë. njerëzit nuk përfitojnë ekonomikisht, në fakt historia njeh vetëm një rast kur qeveria dhe vendimarrja për të financuar zhvillimin e komuniteteve u fokusua te asfalti ëhstë shqipëria e tranzicionit mendësia e të cilit kulmoi për keq në qeverinë e kaluar," deklaroi kryeministri.