Report TV - Aeroporti i Kukësit shpresë për banorët: Do sjellë zhvillim

Report TV 2016-04-03

Views 3

Kuksianëve i është rikthyer shpresa për vënien në funksion, të aeroportit të Kukësit pas marrëveshjes për heqjen e ekskluzivitetit të Aeroportit ?Nënë Tereza?.

Për banorët, vënia në funksion e aeroportit do të thotë vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik për zonën, e cila njihet si zona më e varfër në të gjithë Shqipërinë.

"Unë mendoj se do ketë shumë zhvillim. Njerëzit do punësohen, do ulet varfëria sadopak. Kemi nevojë për punësim se Kukësi është qyteti më i varfër nga ana e veriut. Prandaj do bëj shumë mirë që të hapet aeroporti," tha një banor.

"Është e kuptueshme që hapja e aeroportit do të sjellë zhvillim sepse Kukësi është një qytet me infrastrukturë në perspektivë", shprehet një tjetër.

Vënia në punë e këtij aeroporti do t?i jepte ndihmë ekonomisë edhe në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Ky aeroport synon që të shfrytëzojë më së miri pozicionin e tij gjeografik, për të tërhequr pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

Aeroporti është parashikuar që të presë deri në 1 milion pasagjerë në vit nga fluturimet që mund të kryhen përmes tij.

Share This Video


Download

  
Report form