Report TV - Dita e Autizmit, Veliaj: Fonde të posaçme për trajtimin e të prekurve

Report TV 2016-04-02

Views 0

2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit dhe në këtë ditë vëmendja kthehet edhe një herë tek personat të cilët e mbartin atë. Autizmi është një çrregullim neurobiologjik që shfaqet tek fëmijët para moshës 3-vjeçare dhe është i ndryshëm nga individi në individ.

Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka organizuar një maratonë me moton ?Unë vrapoj për autizmin? në të cilën kanë marrë pjesë qindra qytetarë dhe vetë kreu u Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë teksa ka marrë pjesë në këtë maratonë vrapimi, ka thënë se, Bashkia e Tiranës ka gjetur edhe fonde për disa shoqata që merren me trajtimin e personave që janë prekur nga kjo sëmundje.

?Çdo qytetarë që ka vrapuar duke qenë pjesë e kësaj gare ka blerë një bluzë kjo shumë e lekëve do të shkojë në favor të autikëve. Ajo që është ideale është të kemi një trajner një edukator për çdo 3 autikë. Disa milionë lekë janë mbledhur sot. Kemi marrë disa fonde nga shoqata që merren me këto fëmijë. Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit? ka thënë Veliaj.

Kjo maratonë kishte për qëllim mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit.

Qytetarët kanë nisur vrapin në sheshin ?Nënë Tereza? dhe ka vazhduar drejt Sheshit ?Skënderbej? e Bulevardit ?Zogu I?, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit.
Pas kësaj vrapimi do të përfundojë tek Parku i Liqenit Artificial.

Share This Video


Download

  
Report form