Bashkimi Demokratik për Integrim ka argumentuar vendimin e marrë një ditë më parë për të tërhequr të gjithë ministrat nga qeveria e Maqedonisë, duke renditur mes tyre edhe përgjimet.
?Me keqardhje konstatojmë që ky proces tashmë është kompromentuar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të distribuimit të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të Fabrikave të Aferave,? thuhet në deklaratën për shtyp.
Sipas ministrave dhe zv ministrave të tërhequr të gjitha kompetencat per vendimmarrje te metejshme jane ne duart e Ali Ahmetit.
?Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë demonstroi unitet absolut të rradhëve të veta si dhe mobilizim maksimal për ta luftuar të keqën që po i gatuhet shqiptarëve nga qëndra që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve, as vendit, e as rajonit? sitohet në deklaratën për shtyp.