TIRANE- Një raportim i ministres Klajda Gjosha në Komisionin e Integrimit, ka shkaktuar debate të forta në mbledhje.
Opozita ngriti shqetësimin se marrja e statusit në muajin qershor, është e vështirë, duke e lidhur me mungesën e konsensusit politik. Për kryetaren e komisionit Majlinda Bregu, shanset janë të pakta.
Por kjo deklaratë u konsiderua si politike nga Gramoz Ruci sipas të cilit, integrimi duhet parë si qëllim i përbashkët, dhe jo i ndarë mes partive.
Nga ana e saj ministrja Gjosha , sqaroi se gjatë muajit mars, do të fillojë një tur vizitash , në ato vende të cilat kanë qëne skeptike në mbledhjen e muajit dhjetor.
Por në mbledhje deputetët e opozitës , ngritën edhe shqetësimin e mungëses së akteve nënligjore për ligjin e nëpunësit civil. Por ministrja Gjosha, sqaroi se deri më tani janë 10 të tilla, që priten të shtohen , pasi afati i fundit është data 1 prill.
Në mbledhje u ngrit edhe cështja e kontratave të përkohshme , ku sipas ministres Gjosha është një problem i mbatur nga qeveria e kaluar, por që kjo mazhorancë synon ta eliminojë si fenomen . Ministrja sqaroi gjithashtu , se datën 4 mars do të mbahet edhe dialogu I nivelit të lartë , ku I pranishëm do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle.
Tri ditë më parë Tiranën e vizitoi zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, ndërkohë që në mars pritet të vijë në Tiranë dhe kryekomisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle dhe pala shqiptare do të prezantohet me një plan të detajuar masash, të cilat do t'u vihen në dispozicion zyrtarit të lartë të BE-së me atë se ç'ka është bërë dhe ç'do të bëhet për të plotësuar reformat e kërkuara për integrimin.