http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Udhëheqësi radikal serb Vojisllav Sheshel u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Ai u lirua nga nente akuza per krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjate luftërave ne Ballkan ne vitet ?90 dhe nxitjen e spastrimit etnik ne Bosnje, Kroaci dhe Vojvodine. Sheshel nuk ishte i pranishëm ne seance kur u shpall vendimi i Gjykatës. I dorëzuar vullnetarisht ne Hage ne vitin 2003, Sheshel u lirua ne vitin 2014, pasi u diagnostikua me kancer. Vendimin ai e mësoi nga Beogradi dhe gjate nje konference ne selinë e partisë Radikale Serbe, lideri i saj deklaroi se gjykata arriti te vetmin verdikt te mundshem.?E dija qe ne fillim se nuk ka prova qe kam kryer ndonjë krim. Nuk u dënova, por ndoshta duhet te dënohesha, qe armiqtë e serbeve brenda dhe jashtë Serbisë te ishin me pak te zemëruar?. Sheshel ishte nje aleat i ish-Presidentit serb Millosheviç dhe zevendeskryeminister i Serbisë nga 1998-2000. Javen e kaluar, Gjykata e Hages dënoi me 40 vjet burg kasapin e Ballkanit, ish udhëheqësin e serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhiç qe u shpall fajtor per genocid dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi per gjeneralin Ratko Mlladiç, qe komandoi forcat serbe te Bosnjes nuk është marre ende.