Fatmir Limaj i pafajshem - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, ish-ministër i Transporteve në qeverinë "Thaçi" shpallet përfundimisht i pafajshëm nga akuzat për krime lufte. Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli të pafajshëm edhe nëntë ish-bashkëluftëtarë të Limajt. Kjo ishte hera e dytë që Limaj përballej me akuzën e krimeve kundër serbëve gjatë konfliktit të vitit 1999, në kampin ushtarak në fshatin Kleçkë, në Kosovën Qendrore. Limaj, i njohur me nofkën komandant Çeliku gjatë luftës dhe ish-anëtarët e tjerë të UÇK-së ishin shpallur të pafajshëm për këtë çështje në maj të 2012-ës. Asokohe, pohimet e dëshmitarit "X", Agim Zogaj, në ditarin e tij, ishin cilësuar rë papranueshme. Por EULEX e ktheu për rigjykim këtë rast. Në vendimin e tanishëm, trupi gjykues vendosi që dëshmia e Agim Zogajt, veçanërisht në lidhje me identitetin e personave për të cilët ai pohon se kanë kryer krime lufte, nuk vërtetohet. Sipas gjykatësve, dëshmia nuk përputhet dhe është kontradiktore me të tjerat. Pas daljes nga gjykata, ku u prit nga dhjetëra mbështetës me brohorima dhe fishekzjarrë, zoti Limaj falënderoi të gjithë ata që siç u shpreh ai, patën besim në luftën çlirimtare dhe në drejtësi. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një komunikate, përshëndeti vendimin për shpalljen të pafajshëm të ish-komandantit të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tij. Sipas Thaçit, me këtë proces gjyqësor u provua sërish lufta e pastër dhe e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatmir Limaj u mbyll ne paraburgim me 24 nëntor te 2012-ës, kur u vendos kthimi i tij për rigjykim, nen akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile dhe kundër te burgosurve te luftës, ne fillim te vitit 1999. Një trupe e përbëre nga tre gjykatës ndërkombëtare dhe dy vendas te Gjykatës se Larte, vendosi ne atë kohe qe kërkesa e prokurorit te çështjes për rishqyrtim te lendes te merret për baze pjesërisht.Hose Manuel BarroSo ne konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ne Bruksel. Zyrtari i larte i BE-së tha se ne progres raportin e muajit tetor, do te evidentohen reformat e kryera nga Shqipëria, por edhe ato qe pritet te shihen. "Mund te them se Shqipëria mund te marre statusin e vendit kandidat këtë vit. Por kjo kërkon disa pune. Shqipëria ka ndërmarrë reformat ne sistemin e drejtësisë dhe administratën publike. Me bashkëpunimin qeveri-opozite është realizuar dhe reforma parlamentare. Fakti qe zgjedhjet e qershorit, u konsideruan te lira dhe te ndershme është shume i rendesishem. Ne progres-raportin per muajin tetor ne do t'i raportojmë keto hapa. Do te marrim gjithashtu ne konsiderate edhe hapat e mëtejshëm sidomos ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, duke përfshirë dhe hetimet efikase. Per këtë kemi marre premtimin e kryeministrit dhe ne e inkurajojmë qeverinë te investoje ne këtë drejtim. Vendet anëtare, dhe komisioni po ju vëzhgojnë". Ndersa kryeministri Rama deklaroi se objektivi real i Shqipër...

Share This Video


Download

  
Report form