Fatmir Limaj: Koha të heqim taksën ndaj produkteve serbe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj për herë të parë shprehet se taksa për produktet serbe duhet të negociohet, pasi ky vendim politik e ka arritur qëllimin e tij. Kreu i Nismës Socialdemokrate si partner i koalicionit qeverisës, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj se ka shkuar përtej vendimit të përbashkët fillestar për vendosjen e taksës.Fatmir Limaj: Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet. Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit efektin e vet, nëse ka arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t?i diskutosh. Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë.Sipas Limaj, që është edhe bashkëkryesues I ekipit negociator, platforma e miratuar është ajo e cila garanton dialogun e jo taksa.Fatmir Limaj: Me negociata arrihet njohja jo mes takes. Platforma garanton dialogun jo taksa, me taken Serbia nuk na njeh kurrë.Sipas Limajt Beogradi zyrtar ka dhënë sinjale të qarta se është i gatshëm të shqyrtojë kërkesat e Prishtinës.

Share This Video


Download

  
Report form