TIRANË - Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha përgjatë një viti hetimi të dosjes ?Xibraka?, nuk ka pranuar në asnjë moment përfshirjen e tij në trafikun e kokainës. Ermal Hoxha rezulton të jetë marrë në pyetje dy herë në prani të avokatit të tij, por asnjëherë ska pranuar akuzën, duke pohuar se është i pafajshëm dhe që ska pasur asnjë dijeni se çfarë ka pasur në magazinën në Xibrakë,në të cilën prokuroria ka sekuestruar sasinë e kokainës të ardhur nga Bolivia. Sipas Hoxhës ai ka mësuar për ekzistencën e laboratorit vetëm pasi është paraqitur në gjykatë për të njohur me masën e sigurisë.
?Shqiptarja.com? siguron procesverbalin e marjes në pyetje të Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili në përgjigjet e tij para oficerëve të policisë gjyqëosre ka shmangur autorësinë e krimit, duke pretenduar deri në fund se ai ka punuar si taksist dhe në asnjë moment ska pasur lidhje me kokainën.Ndërkohë në kërkesën për gjykim, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka evidentuar se Ermal Hoxha, është tërësisht i implikuar në këtë trafik kokaine, ku ai ka pasur funksionet e drejtuesit të këtij grupi. Dhe në përgjimet telefonike sipas prokurorisë Hoxha shfaqet mjaft organizuar dhe me veprime konkrete në teren, veprime këto që e implikojnë në këtë grup kriminal.