Report TV - Saimir Tahiri prokurorëve: Çfare sekreti flisni, ju i keni nxjerrë të gjitha në media

Report TV 2019-02-06

Views 0

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 minuta ka mbërritur Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi në fillim të janarit ankimoi vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e afateve kundër tij. Tahiri është shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor. Por ish-ministri ka reaguar duke u shprehur se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.

"Pas një vit e gjysmë nuk ka më sekrete, prokuroria ka trafikuar lajme për dosjen time me SMS në media por nuk di ca sekreti ka më kjo dosje. Seanca të jetë me dyer të hapura dhe me kamera, por le ta vendosë gjykata" tha Tahiri. Ai kërkoi të rrëzohet zgjatja hetimeve deri në prill që e vendos afati ri. Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi në 17 janar shtyrjen për herë të katërt me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes. Katër prokurorët e çështjes kanë administruar përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi. Por në Itali dhe Mal të Zi, prokuroria nisi dy kërkesa të reja për informacion, ndërsa kërkuan zgjatjen e hetimeve në pritje të përgjigjeve.

Share This Video


Download

  
Report form