Pas takimit me drejtorët e policisë së Tiranës Ministri Tahiri ndër të tjera pohoi se deputeti Strazimiri e ka dorëzuar sot armën të cilën e mbante në protestën tek liqeni.
?Lajm i mirë është që e dorëzoi sot armën. Nuk vazhdoi të ishte në paligjshmëri, shpresoj që të na kursejë në të ardhmen aid he ceta skenat e tubimeve ku dhunohet punonjësit e policisë dhe deputettë të mbajnë armë. Në ligj kemi përcaktuar se funksionarë të lartë sduhet të kënë armë nëse nuk ka shqetësim?
Policia denoncoi dje në Prokurori deputetin Gent Strazimiri për mbajtje pa leje të armëve luftarake, duke paraqitur si provë pamje televizive të marrë në Youtube. Opozita i është përgjigjur këtij kallëzimi me një tjetër padi ndaj kreut të policisë së Tiranës dhe atij të policisë bashkiake.
Policia e Shtetit zyrtarizoi dje kallëzimin penal për deputetin Gent Strazimiri, i cili është filmuar në protestën e opozitës me një pistoletë në brez.
Menjëherë është përgjigjur Partia Demokratike, e cila depozitoi dy kallëzime ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe atij të Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, gjithashtu i kallëzuar edhe për falsifikimin e gjobës ndaj PD-së në një protestë mëparshme.
Ministri foli edhe për kushtet në të cilat operon sot policia e shtetit dhe theksoi rëndësinë e denoncimit për cdo shqetësim të qytetarëve, qoftë në numrin e policisë apo edhe në atë personal të ministrit
"Eshtë kusht i domosdoshëm edhe numri im nëse si përgjigjet policia kur duan të denoncojnë.Struktura po vazhdon të implementohet, ka disa kritere që kanë të bëjnë me policinë. Jemi në vlerësimin maksimal për të garantuar që në cdo bashki e njësi të ketë siguri."-tha ministri Tahiri në fjalën e tij pas përfundimit të mbledhjes