Konferenca - Konçesionet, USAID: Të rritet transparenca dhe besimi publik

Ora News Lajme 2016-03-29

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar një tjetër organizatë e huaj i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të rrisë transparencën në dhënien e konçesioneve. Përfaqësuesi i USAID Marcus Johnson gjatë prezantimit të një raporti për menaxhimin e projekteve partneritet public-privat, kërkoi gjetjen e mënyrave efektive për bashkëpunime sa më transparente. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi foli për ndryshime të duhura ligjore në këtë drejtim ndërsa ministri i Financave njoftoi ngritjen e Njësisë së Rriskut që do të analizoje konçesionet.
Tiranë-USAID është organizata e dytë ndërkombëtare ne pak kohe pas FMN që bën apel për rritjen e transparencës në dhënien e konçesioneve ose në bashkëpunimin partneritet privat-publik. Gjatë prezantimit të një raporti për menaxhimin e projekteve të bashkive me partneritet Publik-Privat, përfaqësuesi i USAID Marcus Johnson deklaroi se tashmë është e rëndësishme që përfitimet të jenë të ndërsjellta.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/koncesionet-usaid-te-rritet-transparenca-dhe-besimi-publik/

Share This Video


Download

  
Report form