Report TV - Unioni i gazetarëve, peticion për ligjin e medias

Report TV 2016-03-29

Views 0

Unioni i gazetarëve shqiptarë i bën thirrje presidentit të Republikës Bujar Nishani për mosdrekretimin e Ligjit për Median Audiovizive. Ky reagim vjen pas një krize trevjeçare në median publike RTSH dhe rezolutës së komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për përmirësimin e ligjit. Kryetari i Unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa bën të qarta mangësitë e ligjit për median audivizive, ku drejtuesi i Radio-televizionit Shqiptar mbetet zgjedhje e qeverisë


Në emër të Unionit të gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa ka kërkuar që forcat politike parlamentare të mos e anashkalojnë thirrjen e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian që enti më i madh mediatik i vendit të ngjitet në standardet europiane. Unioni ka firmosur një peticionin për rikthimin e ligjit për median audio-vizuale në parlament para se të dekretohet nga presidenti.

Share This Video


Download

  
Report form