Disa objekte kanë nisur të prishen nga punimet për sheshin Skënderbej dhe Unazën e vogël të Tiranës. Prishja e objekteve ka sjellë bllokimin e rrugëve përreth Operas duke krijuar edhe trafik në qendër të kryeqytetit.
Prishja e këtyre objekteve do t?i hapë rrugë nisjes së punimeve për kthimin e sheshit Skënderbej në një pedonale, ndërsa vetë pronarët janë duke liruar godinën.
Ndërkohë, nga punimet për unazën e vogël të qytetit preket edhe një prej godinave 3-katëshe në të cilën do të kalojë sipas projektit edhe Unaza e vogël, e cila do të shërbejë si një urë lidhëse pas bllokimit të sheshit Skënderbej.
Për shkak të punimeve të unazës, është devijuar qarkullimi edhe në rrugët që lidhin pjesën e pasme të Operas me sheshin Skënderbej. Kjo ka krijuar më shumë trafik në rrugët pranë qëndrës, ndërsa prej disa ditësh prej punimeve është bllokuar edhe rruga e 9-katësheve.